Vëlla e motër bëhen copë në mes të natës – ndërhyhet Policia në Pejë
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre. Por ka raste kur edhe ato përfshihen në konflikte të tilla dhe për pasojë përfundojnë në Polici, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Asllan Qeshme” në Pejë, ku një konflikt verbal mes motrës dhe vëllait ka eskaluar në dhunë fizike.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se të përfshirë në këtë incident janë: L.G, 31 vjeçare, e dyshuara dhe A.G, 26 vjeçar, viktimë.
Sipas informatave, pas një përplasjeje verbale brenda shtëpisë së tyre, L.G dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e saj, duke i shkaktuar grithje në pjesën e qafës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga hetuesit policorë, ashtu si edhe e dyshuara.