“Vëlla e kam pas një ndjenjë se do ktheheni”-Publikohet audio-incizimi mes Hysri Selimit dhe oficerit të BIA-s

Në DebaPlus janë publikuar tri audio-incizime të cilat dëshmojnë përfshirjen e Hysri Selimit në spiunazh tek BIA serbe.

Në videon e parë shfaqet komunikimi mes oficerit të BIA-s dhe Hysri Selimit ku oficeri i tregon se si e ka kuptuar se agjeni i tyre,  Hysriu  gjendet në burg në Siri dhe se si BIA i ka dërguar njerëzit e saj dhe amansadorin serb për të kuptuar se cfare ka ndodhur me Hysri Selimin.

Hysri Selimi është rekrutuar nga BIA që ta dërgoj në Siri për nxitjen e radikalizimit fetar në Kosovë.

Pjesë nga biseda:

Oficeri i BIA-s: Unë vëlla e kam pasur një ndjenjë se do të ktheheni

Hysri Selimi: Ta them sinqerisht…aq shumë herë e kam dashur këtë

Oficeri i BIA-s: Unë I kam dërguar, oficerin tonë (të bia-s)…ambaadorin tonë në siri , i kam dërguar që të intersohen për ju

Hysri Selimi :E çka tha?

Oficeri i BIA-së: Po ai tha se je gjallë

Hysri Selimi: Po ai ka informacione

Oficeri i BIA-s: Po si nuk informacione vëlla

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Fushë Kosovë: Burri rrah gruan dhe vajzën, denoncohet në Polici