Vehbi Kajtazi thotë se po përcillet nga agjentë të AKI-së: Apangat në gojë ua shti
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se është duke u ndjekur nga agjentë të AKI-së.
Në një postim në Facebook, Kajtazi ka shkruar se ngado që po lëviz, dy apo tre zyrtarë të AKI-së po i shkojnë prapa.
Ai ka shtuar se tashmë ka identifikuar me fotografi dhe emra.
“Ndalnu të nderuar. Mos zbatoni urdhra të paligjshëm se apangat në gojë ua shti!”, ka shkruar ai.