“Veç në hifshit kah jeni dalë”/ Burri në Prishtinë kërcënon të dashurën dhe familjen e saj

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga partnerët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në Prishtinë, ka nisur hetimet Prokuroria, me ç’rast është intervistuar një person i dyshuar.

Sinjali mëson se një grua ka denoncuar në Polici të dashurin e saj, për të cilin ka deklaruar se gjatë bashkëjetesës ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikike ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e 36-vjeçare, i dyshuari e ka kërcënuar atë dhe familjen e saj me fjalë të cilat kanë ngjallur frikë e shqetësim dhe në këtë mënyrë është detyruar të kërkojë ndihmën e Policisë.

51-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Gjakovë: 27-vjeçari i shkon babait te puna dhe e rrah pasi s’ia dha 5 euro