Vdes zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi

Ka ndërruar jetë zyrtarja e Policisë së Kosovës, Luljete Gashi.

Kjo u bë e ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku e njëjta u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe pjesëtarëve të Policisë.

“Telegram ngushëllimi! Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Luljete Gashi, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Pas raportimit të "Pro zë", Policia dënon furgonin: 150 euro dënim, 2 pikë negative dhe i morën lejen për 3 muaj