Vdes specialisti i Biokimisë Klinike

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur Dr. Hasan Krasniqi.

“Ishte anëtar i OMK-së dhe specialist i Biokimisë Klinike. Specializimin për Biokimi Klinike e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njofton OMK.

Për vite me radh u shërbeu qytetarëve në QKMF-në e Fushë Kosovës në lëmine e Biokimisë Klinike.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Lexo edhe:  Çfarë po thotë kështu kandidati i PDK-së? – “4 kandidatë të VV-së do të dalin në opozitë, veç po presin çertifikimin”