Vdes Sebahate Hetemi – Latifi, motra e heroinës Fatime Hetemi – varrimi bëhet nesër në Bistricë
Me dhimbje të thellë, familjet Latifi dhe Hetemi njoftojnë se pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë motra e tyre e dashur, Sebahate (Zeqir) Hetemi – Latifi, në moshën 58-vjeçare.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më 2 gusht 2025, në ora 13:00, në varrezat e fshatit Bistricë, ku po ashtu do të falet edhe namazi i xhenazës, shkruan “Jepi zë”.
Për ngushëllime presin familjet Latifi dhe Hetemi në Vaganicë, vendbanimi i familjes së të ndjerës.
“Pushofsh në paqe, motra jonë e dashur. Në parajsë do t’i gjesh Fatimen, babën, nënën, Flamurin dhe Behgjetin”, thuhet në mesazhin prekës të familjarëve.