Vdes Ragip Jashari, bashkëluftëtari i Adem Jasharit

Ka ndërruar jetë Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftëtarët e momenteve të fundit të Adem Jasharit.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social Facebook.

“Familjar, miq, bashkëluftëtarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftim.

Ragip Jashari nga Prekazi, kishte luftuar përballë forcave serbe së bashku me Adem Jasharin, pak para se të vritej komandanti legjendar.

Lexo edhe:  Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, 1 euro vlen më pak se 100 lekë