Vdes punëtori 50 vjeçar – ra nga objekti që po punonte në lagjen Veternik
Një person ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj rreth orës 11:00 është marrë informata se një person rreth 50 vjeç ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një objekt.
“Si pasojë e lëndimeve, personi mashkull shtetas i huaj ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”.
Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që e karakterizojnë rastin.
Nga informacionet e para në lidhje me këtë rast u bë e ditur se punëtori në fjalë ishte duke punuar në objektin e qendrës tregtare “Albi Mall”.