Vdes punëtor shumë vjeçar i KEK-ut nga Vushtrria

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se ka ndërruar jetë Remzi Lahu, punëtor shumë vjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës.

I ndjeri ishte punëtor i Operatives në DPQ-KEK, njëkohësisht edhe aktivist i Sindikatës së Re të KEK-ut.

“Remziu ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme, një punëtor shembullor që gjithmonë e kryente detyrën e tij me përkushtim të pashoq. Ai ishte i palodhur në përpjekjet e tij për të përmirësuar kushtet e punës dhe gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte kolegët e tij. Përkushtimi dhe përulësia e tij në punë dhe në jetën e përditshme ishin frymëzim për të gjithë ne.” shkruan Sindikata e Re e KEK-ut

Siç njofton Sindikate e Re e KEK-ut varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e Enjte, më 13.06.2024, pas namazit të Ikindisë, në fshatin Terllabuq të Vushtrrisë.

Lexo edhe:  20 plumba në mes të Prishtinës, Policia kap 2 persona