Vdes profesori kosovar Kadri Metaj
Ka vdekur sot profesori Kadri Metaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
“Tpast shperbly zoti me xhehnet Migja jone Kadri Metaj”, ka shkruar një familjar në Facebook.
Metaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik.
“Në vitin 1987 doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1979 zgjidhet asistent në degën filozofi-sociologji, kurse prej vitit 1999 deri në pensionim ishte profesor i rregullt në Departamentin e Filozofisë, ku ligjëroi lëndët nga fushat e filozofisë”, shkruhet në biografi.
Metaj ka ligjëruar gjithashtu edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Shkupit dhe në Universitetin e Tetovës.