“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik
Rap-artisti i njohur, Mozzik, ka disa muaj që po shijon një romancë të re dashurie.
Bëhet fjalë për lidhjen e tij me prezantuesen Lotina Haziri, për të cilën tha në një intervistë se ka pasur simpati që moti.
Kjo marrëdhënie e tyre duket se ka kaluar në seriozitet pasi edhe janë njohur me familje.

Çifti ka qenë në një dasmë së fundmi, ku kanë shkëlqyer me paraqitjen elegante.
Në fotografitë që ka ndarë reperi në Instagram, mori vëmendje të madhe komenti i Lotinës.
“Vdes për ty. Fjalët nuk mund ta thonë”, ka shkruar ajo.
Mozzik nga ana tjetër po vazhdon të shijojë sukseset e albumit të tij të fundit, ndonëse është shumë i angazhuar edhe me koncerte.