Vdes njëra nga mësueset më të njohura dhe më të respektuara në Mitrovicë
Familja mitrovicase Hasani nga Mitrovica ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjares së tyre.
Ish mësimdhënësja Vjollca Hasani ka ndërruar jetë, shkruan Jepi zë.
E ndjera ishte njëra nga mësueset më të respektuara dhe më të dashura në qytet.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë biri i së ndjerës, Besforti, përmes një postimi në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Mam na ike edhe ti, u bashkove me ma t’dashtunit e tu qe per cdo dite i lype.
Allahu te meshirofte o Nona jem!