Vdes një ushtar i KFOR-it në Kosovë, u rrëzua në tokë duke ecur

Ka vdekur pjesëtari i KFOR-it për të cilin më herët u raportua se kishte pësuar infarkt në Brezovicë.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Pjesëtari i KFOR-it është gjetur i shtrirë pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, mbi hotelin “Molika”.

Veseli tha se trupi i viktimës nuk ka pasur shenja jete.

Ai theksoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Ferizajt.

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.

Lexo edhe:  Plaçkitet market “Albi” në Prishtinë