Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike
Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës.
“Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën e ka zënë betoni dhe ekipi i emergjencës e ka konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Ndërkaq, një tjetër punëtor është lënduar rëndë, mirëpo ende ka shenja jete.

