Vdes një punëtor në Prishtinë, ra nga një lartësi derisa ishte duke punuar

Një punëtor ka humbur jetën ditën e hënë në Prishtinë.

Policia njofton se punëtori ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Hill: Në vitin 2023 do të ketë më shumë investime amerikane në Serbi