Vdes një polic i Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Muhamet Hajdini.

Në një telegram ngushëllimi, sindikata ka njoftuar për vdekjen e Hajdinit dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, Muhamet Hajdini, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në njoftimin e sindikatës.

Lexo edhe:  U dënua me 4 mijë € për shitblerje të drogës dhe s’e pagoi gjobën, ky është i riu që përfundoi në burg