Vdes një person si pasojë e zjarrit në Skenderaj

Një person e ka humbur jetën në Llaushë të Skenderajt. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e një zjarri atje.

Rastin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dal në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim është dërguar për obduksion në IML”, tha Preteni.

Preteni theksoi se mbetet të përcaktohet se cili ka qenë shkaku i rastit të zjarrit pas hetimeve që do të zhvillohen.

Ende mbetet e paqartë se ku ka shpërthyer zjarri.

Lexo edhe:  “Me të gjitha forcat e mia luftova”, 61 vjeçari që vdiq në motel ishte së bashku me gruan, ky është reagimi i saj