Vdes një person në Burojë, Policia po e heton rastin

Një person i moshës madhore është sjellë pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:51. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

“Policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj se është sjellë një person pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendngjarje,” tha Pllana.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të sqaruar shkaqet e vdekjes.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike në këto vende