Vdes një i burgosur 78-vjeçar, po vuante dënimin në Burgun e Gjilanit

Një 78-vjeçar, i burgosur, ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Gjilanit

Lajmin e ka dhënë Sherbimi Korrektues i Kosovës, duke njoftuar se i ndjeri për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe departamenti shëndetësor i burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946.

I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Lexo edhe:  Arrestohen 5 persona në Mitrovicë