Vdes një foshnje në Spitalin e Shkupit, prindërit akuzojnë mjekët

Herët në mëngjesin e së shtunës, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndërruar jetë një foshnje 14-muajshe.

Mediat e Maqedonisë së Veriut, njoftojnë se sipas punonjësve të Klinikës dhe deklaratës së babait të viktimës, prindërit disa herë e kanë dërguar foshnjën në spital, por u është refuzuar hospitalizomi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas “Sloboden Peçat”, i ati i viktimës ka deklaruar se përkundër situatës së përkeqësuar, foshnja është kthyer në shtëpi pa trajtimin e duhur. Pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta shtruar në spital, prindërit e kanë dërguar në Spitalin e Kozles, ku situata është përkeqësuar dhe është pranuar në kujdesin intensiv të Klinikës për Fëmijë. Aty, përkundër përpjekjes së mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e bronhopneumonisë.

Për rastin në fjalë janë prononcuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme e vendit.

Lexo edhe:  Rasti Dehari, mediat raportojnë se sot pritet të ketë shkarkime