Vdes një 58 vjeçare në Suharekë, goditet nga vetura
Një 58 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është goditur nga vetura mbrëmë në Suharekë.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, tha se viktima ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën Shirok të Suharekës kur është shkelur nga vetura, shkruan Gazeta Insajderi.
Viktima ishte grua e moshës 58 vjeçare me inicialet F.G.
“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.
“Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar.”