Vdes në spital roja i Parkut Industrial Trepça,policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Policia e Kosovës  ka bërë  ditur se një person gjersa ishte në punë si roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku mjeku kujdestar kishte konstatuar vdekjen e viktimës
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 03:30 në jug të Mitrovicës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë roje në Parkun Industrial Trepça, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”,njofton policia .

Rasti po cilësohet si i dyshimt dhe  vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion

Lexo edhe:  Disa qytetarë bllokohen në njërën nga lojërat në “Prishtina Park”, intervenojnë zjarrfikësit