Vdes në rrethana të panjohura një punëtor fabrike në Viti

Është raportuar se viktima mashkull kosovar afër një fabrike ishte gjetur i shtrirë në tokë dyshohej pa shenja jete.

Sipas Policisë, afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore në të cilën janë gjetur dokumentet e tij.

Rasti ka ndodhur në Viti, mbrëmë rreth orës 03:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë