Vdes në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë

Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë veturave në Fushë Kosovë, ku u lënduan katër persona, raporton Sinjali.

Aksidenti ndodhi saktësisht te zona industriale, ‘Tregu i Gjelbërt’ në Fushë Kosovë.

Nga informacionet që ka siguruar Sinjali, njëri nga katër personat e lënduar nga ky aksident ka vdekur sot në QKUK rreth orës 13:30.

Rasti është konfirmuar edhe nga Trafiku Rajonal në Prishtinë, që thonë se viktima me iniciale SH.S i takon moshës 33 vjeçare.

Ndryshe, rasti po hetohet nga policia në bashkëpunim me prokurorinë.

Lexo edhe:  Theret me thikë një nxënës 13-vjeçar në Mitrovicë, Policia e arreston bashkëmoshatarin e tij