Vdes në QKUK serbi që u plagos teksa grabiste tek “Albi Mall”

Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona.

Një pjesëtarë të sigurimit i cili ishte në mbrojtje dhe personi tjetër i cili ishte njëri nga grabitësit.

Gazeta Insajderi kishte mësuar se grabitësi që ishte plagos është Millosh Vukojeviq, i nacionalitetit serb. 25 vjeçar nga Leshaku i Leposaviqit.

Vukejoviq pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat me armë zjarri, ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte sjell në QKUK për trajtim.

Mirëpo nuk i ka mbijetuar plagëve të marra. Sipas burimeve të Insajderit, Millosh Vukojeviq ka ndërruar jetë në QKUK.

Lexo edhe:  Dragash: 35-vjeçari i shkon në shtëpi dhe e rrah të riun që ia ngacmoi vajzën