Vdes në QKUK një punëtor që ra nga një lartësi në vendin e punës, dy persona arrestohen

Gjatë ditës së djeshme, një person ka vdekur në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt në Lipjan ku po punonte, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, njofton policia.

Policia njofton tutje se ky rast është nën hetime./Reporteri.net/.

 

 

Lexo edhe:  Profil | Kush është Ardijan Gjuraj, të cilin Prokuroria po e akuzon si terrorist