Vdes në QKUK 62-vjeçari që u aksidentua një ditë më parë në Ferizaj

Ka vdekur H.S., 62-vjeç në Qendrën klinike Universitare të Kosovës.

I ndjeri ishte aksidentuar një ditë më parë në Ferizaj, derisa lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte 39-vjeçarja me inicialet B.S., përplasi çiklistin tashmë të ndjerë.

E dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura të tjera hetimore

Lexo edhe:  Bekim Haxhiu thotë se Armend Muja ka faj për bllokimin e 30% të Trustit