Vdes në moshën 69 vjeçare Dr.Spec. Xhika Leku, një nga emrat më të respektuar të mjekësisë

Ka vdekur sot në moshën 69 vjeçare doktoresha Xhika Leku.

Xhika Leku ishte kirurgia e parë shqiptare në ish-Jugosllavi e cila Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Kosovë dhe specializimin në Kroaci.

Dr. Xhika punoi në Spitalin e Mitrovicës për plot 37 vite, deri në pensionimin e saj më 30 tetor 2019. Por, Dr. Xhika e kishte vazhduar punën e kirurges edhe pas pensionimit.

Lajmin e bëri të ditur burri i saj, Dr. Vehbi Leku, i cili tha se do njoftojnë me kohë edhe për kohën e varrimit.

Postimi i plotë:

Njoftim Mortor. Sot me 03.05 ndrroi jetë bashkshortja ime Dr.Spec. XHIKA(IBRAHIMI) LEKU ne moshën 69 vjeqare. Për kohën e varrimit ju njoftojm me kohë.

Lexo edhe:  Shpërthen zjarri në një restorant në Gjakovë