Vdes në moshë të re mërgimtari nga Kosova, bie nga një lartësi e madhe në Valbonë
Pas më shumë se 24-orësh intervenim, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë i një kosovari, i cili ditën e premte kishte rënë nga një lartësi në zonën e Luginës së Valbonës, gjegjësisht te vendi i quajtur “Maja e Thatë”.
Personi i cili humbi jetën tragjikisht atje është Liridon Azemi, mërgimtar nga Podujeva, shkruan Jepi zë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fdhatin Dumnicë e Poshtme
Njoftimi i plotë nga familja:
Njoftim,
Me të vërtet të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi !
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e sotme, më datë 28.07.2024, pas faljes së Namazit të Drekës, në orën 13:30, në varrezat e Dumnicës së Poshtëme-Podujevë.
Të pikëlluar,
Familja Azemi dhe Ejupi.