Vdes në moshë të re Gëzim Bllaca
Ka ndërruar jetë papritur në moshë të re Gëzim Bllaca, punëtor i ERC Trade.
Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar në rrjetet sociale ish-ambasadori Avni Arifi.
“Tronditëse dhe shumë e rëndë ndarja e papritur nga jeta e Gëzim Bllacës, fqinjit, shokut e kolegut tonë.
Gëzimi ishte një djalë me virtyte të larta njerëzore. I urtë, punëtor i palodhshëm dhe mbi të gjitha një shok i vërtetë. Më shumë se 20 vite ishte pjesë e familjes tonë dhe sot edhe familja jonë ka humbur një njeri shumë të dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes Bllaca dhe gjithë kolegëve të ERC Trade për këtë humbje të madhe
Pusho në paqe Gëzim Bllaca”, ka shkruar mes tjerash Arifi.