Vdes në moshë shumë të re, Jashar Mehanja – Policia e konsideron “të dyshimtë”

Ka ndërruar jetë në moshë të re Jashar Mehanja nga Lladoci i Podujevës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:30 në varrezat e fshatit Lladoc.

Jashari u gjet i vdekur dje nga Policia, në rrethana të dyshimta.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladoc të komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, deklaroi Ahmeti.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, shtoi ajo.

Lexo edhe:  Nga e hëna bien temperaturat, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh