Vdes minatori i Trepçës në Stan-Tërg, sindikata ngushëllon familjen
Dje ka ndërruar jetë minatori i Trepçës në Stan-Tërg, Hashim Haxha.
Kjo vdekje ka shkaktuar dhimbje tek familja dhe kolegët e të ndjerit, shkruan Jepi zë.
Sindikata e Pavarur e Minatorëve ka ngushëlluar familjen e Haxhës dhe kolegët tjerë.
Postimi i plotë:
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shprehë ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Hashim Haxha!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të minatorit të Ndërmarrjes Trepça me Flotacion Stan-Tërg Hashim Haxha.
Ngushëllime familjes Haxha bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për ndarjen nga jeta e Hashim Haxhes!
Zoti e meshiroftë shpirtin e tij