Vdes mësuesi nga Prekazi, Mustafë Lushtaku

Sot është ndarë nga jeta një nga figurat e njohura të arsimit në Prekaz, mësuesi Mustafë H. Lushtaku, duke lënë pas një boshllëk të madh në komunitetin arsimor dhe në zemrat e të gjithë atyre që patën nderin ta njohin.

I njohur për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj gjuhës shqipe dhe edukimit të brezave, z. Lushtaku ishte për dekada të tëra një shtyllë e arsimit në këtë trevë. Ai kujtohet si mësimdhënës i urtë, i përulur dhe i dashur, që edukoi me përkushtim, profesionalizëm dhe mbi të gjitha me zemër.

“Përjetësisht mirënjohës për çdo fjalë të thënë, për çdo ditë të ndarë me ne në bankat e shkollës,” thuhet në njoftimin mortor të publikuar nga familja dhe të afërmit e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 2 qershor, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Lushtaku në Prekaz.

Lexo edhe:  Plas sherri mes motrave në ‘Muharrem Fejza’, e dyshuara sulmon 24-vjeçaren dhe e kërcënon me thikë