Vdes Jeton Berisha, babai i cili u plagos bashkë me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë

Ka vdekur Jeton Berisha, babai i cili ishte plagosur me dy djemtë e tij para dy javësh në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e vdekjes e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Policia në Pejë.

Për motive akoma të panjohura, babai me dy djemtë ishin qëlluar me armë zjarri para rreth dy javës, në qendër të Pejës.

Gazeta Sinjali ka mësuar se viktimat që ishin cak i të dyshuarit ishin Jeton Berisha, i cili ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe dy djemtë e tij, Jetnisi dhe Jetarti.

Jeton Berisha, siç kishte raportuar Gazeta Sinjali, ndodhej në gjendje të rëndë, me plagë në regjionin e qafës dhe gjoksit.

Lexo edhe:  Babai në Leposaviq e kërcënon me thikë e më pas sulmon me sëpatë djalin e tij të mitur