Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së

Ka vdekur në moshë mjaft të re, Lendita Xhemajli Fejzullahu.

E ndjera kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte kishte veshur edhe uniformën e FSK-së.

Ajo kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte nënshtruar edhe disa operimeve në shtetin e Turqisë.

Ish luftëtarja e UÇK-së nga fshati Izbicë ka qenë e martuar poashtu me një ushtar nga Bajgora e Mitrovicës, Hasim Fejzullahu, me të cilin kanë edhe një fëmijë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë bashkëshorti i tij përmes një postimi.

“Sot me daten 13.08.2022 ndrroj jet bashkshortja ime Lendita Fejzullahu Xhemajli. Pas nje semundje te rende, ishalla na takon Zoti ne Xhenet
Per varrim ju njoftojm me kohe”.

Lexo edhe:  E rëndë: Burri në Ferizaj dyshohet se e shtyti në vetëvrasje ish të dashurën, tentoi t’i jap fund jetës pasi e rrahu