Vdes ish ushtari i UÇK-së dhe rreshteri i Policisë së Kosovës nga Drenasi
Ka vdekur drenicasi njëheri edhe zyrtari policor, Hashim Muleta.
I ndjeri ishte veteran i UÇK-se dhe kishte gradën e Rreshterit në Policinë e Kosovës, shkruan Jepi zë
Ai gëzonte respekt të madh tek kolegët e tij ndërsa lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër veterani i UÇK-së dhe njëherit Rreshteri i Policisë së Kosovës Hashim Muleta.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 22.11.2024 nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme e Drenasit.
Ngushëllime Familjes Muleta!