Vdes ish pjesëtari i Policisë së Kosovës dhe ish sportist i dalluar

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ish-basketbollisti i Dritës, Ergin Sherifi, njëherësh polic në pension.

Sherifi ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982.


Më pas në kohët e vështira ishte edhe gjyqtar nga viti 1986 deri më 1990 dhe njihej si një gjyqtar me respekt të jashtëzakonshëm.
Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.
Ergini pasluftës rikthehet sërish si gjyqtar në basketbollin e Kosovës, nga 1999 deri më 2014, kurse më pas ishte vëzhgues deri më tani.
Kontributi i tij ishte i madh në basketbollin e Kosovës, andaj FBK e ka nderuar me mirënjohje.

Lexo edhe:  Vdes në moshë të re kosovari Vehbi Gjoci