Vdes ish-mësimdhënës dhe drejtor i shkollës në Smrekonicë

Sejdi Uka, ish-mësimdhënës në disa shkolla dhe drejtor për shumë vite i shkollës “Enver Hadri” në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, ka ndërruar jetë, kanë njoftuar familjarët e tij.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, shkruan Jepi zë.

Njoftimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!”

Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datën 6 korrik 2024, e shtunë, në orën 13:00, pas Namazit të Drekës, në fshatin Banjskë të Vushtrrisë.

Për të nderuar veprën e tij, komuna mban mbledhje komemorative në sallën e mbledhjeve nga ora 11:30.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes zyrtari policor nga Vushtrria