Vdes ish-kryetarja e AAK-së në Vushtrri

Ka vdekur sot mësuesja e njohur nga Vushtrria, Bahire Dërguti, shkruan Jepi zë.

Lajmin për humbjen e saj e ka dhënë ish-deputetja Aida Dërguti.

Bahire Dërguti ishte veprimtare e njohur në komunën e Vushtrrisë, e cila për një kohë drejtori degën e AAK-së në këtë komunë.

Varrimi i të ndjerës është lajmëruar se bëhet sot në fshatin Brusnik, në orën 17:30.

Lexo edhe:  “2 mijë euro dhe e lë rehat”: Drenicaku paraqitet rrejshëm si hetues i Policisë, i çon selam një polici