Vdes ish boksieri e trajneri i Trepçës – ishte edhe punëtor i kompleksit xehetaro-metalurgjik

Ish boksier mitrovicas dhe ish punëtori i flotacionit të kombinatit Trepça, Deli (Shaban) Feka ka ndërruar jetë.

Familjarët kanë konfirmuar për “Jepi zë” se ish boksieri i lindur në vitin 1957 ka vdekur në Bremenhaven të Gjermanisë ku ishte duke jetuar.

Shabani pas viteve të 90-ta kur ishte përzën nga puna sikur shumica e shqiptarëve kishte migëruar në shtetin gjerman për një jetë më të mirë.

Mitrovicasi që ka jetuar në Shipol të Mitrovicës pritet të sjellet në Kosovë por për datën e varrimit ende nuk dihet ndërsa familjarët do të njoftojnë me kohë për kohen e ceremonisë./ Jepi zë

Lexo edhe:  Gazetari qan derisa rrëfen për sulmin që u ndodhi në Leposaviq nga serbët