Vdes inxhinierja dhe mësimdhënësja nga Skenderaj, Remzije Ahmeti-Dajaku ishte ndër me të respektuarat e qytetit

Shkolla e Mesme Teknike “Anton Çetta” në Skenderaj ka njoftuar me pikëllim për ndarjen nga jeta të koleges së tyre, Remzije Ahmeti Dajaku, inxhiniere e diplomuar e elektroteknikës dhe mësimdhënëse e përkushtuar në këtë institucion.

Në njoftimin e shkollës thuhet se znj. Dajaku ishte ndër mësimdhënëset më të përkushtuara të viteve të ’90-ta, e cila me guxim, dashuri dhe profesionalizëm i qëndroi besnike misionit të saj fisnik – edukimit të brezave të rinj.

Ajo do të kujtohet për mirësinë, urtësinë dhe humanizmin që e karakterizonin, si dhe për kontributin e saj të çmuar në arsimin e komunës së Skenderajt.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Xani në Skenderaj, vjedhin 30 mijë euro para të gatshme dhe ari