Vdes Halit Menxhiqi, plaku i urtë dhe i respektuar i Vushtrrisë
Sot ka ndërruar jetë Halit Menxhiqi, një ndër të moshuarit më të respektuar të qytetit të Vushtrrisë. Ai njihej gjerësisht në rrethin shoqëror për urtësinë dhe respektin që gëzonte.
Lajmin për ndarjen nga jeta të të ndjerit e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Lupç i Epërm të Podujevës. Ndërsa e pamja do të bëhet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, përballë Albi Market.