Vdes drejtori i ASHI-së, Hekrem Sadiku, ishte në koma prej javësh

Pas disa javësh në koma, ka vdekur Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (AShI), Hekrem Sadiku.

IndeksOnline ka mësuar se Sadiku ka vdekur sot dhe i njëjti ishte i diagnostikuar me Influenza AJ10.8.

Ai ndodhej në spitalin Acibadem Sistina në Shkup dhe për të po kërkohej ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë pasi që ishte thënë se trajtimi i tij mjekësor mund të kushtonte deri në 100 mijë euro.

Për varrimin e tij ende nuk ka njoftuar familja Sadiku.

Lexo edhe:  Ky është hajni që vodhi qindra euro në dy markete në Prishtinë, bie në prangat e Policisë