Vdes asambleisti i Vetëvendosjes në Istog  

Ka ndërruar jetë profesori istogas, Qerim Rexhaj. I njëjti ishte edhe asambleist nga Lëvizja Vetëvendosje në Istog.

Për vdekjen e Rexhajt, ka reaguar edhe dega e kësaj partie në Istog.

“Mësues i hershëm, idealist i madh e veprimtar i pashoq politik, profesori Qerim Rexhaj dha shembullin më të mirë të njeriut që beson në ideale, që beson në dituri e arsim, që beson në liri e nuk ndalet asnjëherë deri në arritjen e qëllimit. I tillë ishte profesori Qerim Rexhaj, të tilla i kishte edhe mësimet, të tillë e kishte jetën, të mbushur me veprimtari, angazhim e aktivizëm deri në ditën e fundit të saj” thuhet në telegramin ngushëllues të Vetëvendosjes./

Lexo edhe:  Dea Mishel: Jam fillikat pa të dashur, dua dikë që të më udhëheqë