Vdes anëtari dhe veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec
LDK-ja me telegram shpreh ngusKa ndërruar jetë Mujë Hondozi, anëtar dhe veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec.
LDK-ja ka shprehur ngushëllime familjes së Hondozit, dhe thotë se veprimtaria e tij politike ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e zhvillimit politik të kësaj partie.
“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Rahovec, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Hondozi me rastin e vdekjes së anëtarit dhe veprimtarit të hershëm Mujë Hondozi. Veprimtaria e tij politike ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e zhvillimit politik të LDK-së në Rahovec si ish anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në dy mandate, veprimtarë e aktivistë i dalluar”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.