Vdes aktivisti i LDK-së, Asllan Sopaj

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Asllan Sopaj nga fshati Jançisht i Malishevë.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq të tij, ne rrjetet sociale.

“Sot paska ndërruar jetë aktivisti i ynë i dalluar nga fshati. Baca Asllan ishte burrë i mirë dhe i sjellshëm, i afërt dhe komunikues”, shkruan njëri nga ta.

I ndjeri do të varroset nesër, në ora 15:30, në varrezat e fshatit Jançisht.

Lexo edhe:  Kjo është lista me emrat e të arrestuarve për fajde në Gjakovë, konfiskohen vetura luksoze, mijëra euro e armë