Vdes 3 vjeçari në Rahovec pasi i ranë dyert e oborrit

Një 3 vjeçar ka vdekur në Rahovec pasi i kanë rënë dyert e oborrit.

Lajmin për Express e konfirmoi drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

 

“Rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Fëmija i moshës 3 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborr ku disa dyer që kanë qenë jashtë përdorimit janë rrëzuar dhe i kanë rënë atij. I njëjti me urgjencë është sjellur në Spitalin e Gjakovës ku edhe ka ndërruar jetë”, tha ai.

Ai tha se rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Lexo edhe:  Dy të rritur dhe dy fëmijë gjenden të vdekur në një banesë në Londër