Vdekjet që tronditën Kosovën, ish-bashkëlojtari “shpërthen” në lot pas humbjes së dy ish-futbollistëve në aksident

Heshtja dhe zymtësia e kaploi edhe klubin e futbollit, Gjakova, pas tragjedisë që tronditi Kosovën ditë më parë.

Lordon Syla dhe Molos Delija, dy ish-futbollistë të kësaj skuadre, humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të shtunën e kaluar në Prizren.

Edhe stërvitja e skuadrës së Gjakovës është anuluar për shkak të këtij rasti tragjik.

Drejtori i klubit, Gzim Daka dhe ish-bashkëlojtari i dy ish-lojtarëve tani të ndjerë, Alban Daka folën për lajmi.net mes emocionesh e lotësh.

Lexo edhe:  Momenti kur doktoresha mbulon trupin e viktimës