Vdekje në rrethana të dyshimta në Gjilan

Një burrë ka vdekur në rrethana të dyshimta në Gjilan të enjten, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia njoftoi sot në raportin e saj të përditshëm, 24-orësh, se viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Lidhur me rastin njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa provat materiale relevante për rastin janë konfiskuar.

Lexo edhe:  Rrëfimi i trishtë i Vasfijes: Isha 16 vjeç ku u rrëmbeva nga serbët, më kapën nga flokët e më futën në makinë